Asistencë në Biznes

Rreth nesh


Përqasja jonë është të ofrojmë shërbime profesionale, specifike, të përshtatura me kërkesat tuaja, modelin e biznesit dhe sfidat e tregut ku ai bën pjesë.

Bizneset vendase kanë një nevojë të vazhdueshme për shërbime këshilluese, njohuri dhe ekspertizën e duhur që t’i mundësojë atyre zhvillimin e duhur të projektit, pasjen e një avantazhi konkurrues në treg dhe gjenerimin e fitimit.

Ne synojmë të asistojmë bizneset e reja (start-up-et), bizneset e vogla e të mesme e jo vetëm, duke i ofruar këshillim, mbështetje financiare, operacionale dhe ekspertizë (know-how) me qëllim zvogëlimin e sfidave dhe vështirësive që hasin gjatë realizimit të objektivave të synuar.

Më konkretisht, nga një vrojtim i zhvilluar prej nesh në komunitetin e biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri, këta faktorë u listuan si përgjegjës për hasjen e vështirësive dhe mospërmbushjen e objektivave të biznesit:

Mungesa e njohurive

Vështirësitë financiare

Mungesa e një plani fillestar

Manaxhimi/ Administrimi

Ekspertizë

Zhvillim i biznesit

Akses në financim

Pro bono

Zgjidhje konkrete

Rezultate të matshme

Misioni ynë

Mbështetja dhe zhvillimi i bizneseve, rritja e konkurrueshmërisë së tyre dhe ofrimi i aksesit në financime dhe shërbime financiare

  • Mbështetje për start-up-et
  • Zgjidhje për biznesin
  • Manaxhim Projektesh

Skuadra jonë


Ne jemi një skuadër të rinjsh me një përvojë 10-15 vjeçare në sistemin financiar, shoqëritë e konsulencës e të auditimit dhe në administrimin e bizneseve të vogla e të mesme. Ekipi ynë është pajisur me një sërë çertifikimesh ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, këshillimit financiar, manaxhimit të projekteve dhe standardeve të manaxhimit të cilësisë.

Shërbimet


Gama e shërbimeve tona përfshin një tërësi zgjidhjesh për vështirësitë konkrete që hasin bizneset në Shqipëri, nga themelimi i tyre tek shitjet dhe administrimi.

Shërbime për start-up

Me ne ju e ktheni idenë tuaj në një biznes të suksesshëm

Shërbime për biznesin

Realizoni objektivat e biznesit tuaj, nga fitimi tek impakti në treg dhe komunitet.

Manaxhim projekti

Bashkë angazhohemi në çdo inisiative, pavarësisht sfidave dhe risive që mbart.

Pro Bono


Ky shërbim përbën një risi dhe njëkohësisht domosdoshmëri për tregun shqiptar.
Në menyre periodike, ne përzgjedhim të ofrojmë falas këshillimin dhe përvojën tonë për projekte specifike, innovative dhe që kanë impakt për një sektor, sfidë, problem social apo komunitet të caktuar.
Na shkruani për të vlerësuar nëse projekti juaj mund të përzgjidhet.